Gjikos i kthehet videoja e keqtrajtimit të peshkaqenit, e ka gënjyer publikuesin e saj
Shaf Naeem nga Maldivet ka ripublikar përsëri videon ku këngëtari kosovar Gjiko shihet teksa e torturon një peshkaqen derisa po pushonte në ishujt Maldive, shkruan Periskopi.
Naeem ka thënë se ka vendosur që ta publikojë përsëri videon, pasi Gjiko nuk e ka mbajtur premtimin se do të ndihmonte atë që të rriste vetëdijen për mbrojtjen e peshkaqenëve, shkruan Periskopi.
“E pata hequr këtë video pasi që Gjiko kishte kërkuar falje dhe kishte premtuar se do të më ndihmonte ta rrisim vetëdijen për peshkaqenët. Pasi që ishte fshirë videoja, ai nuk u përgjigj asnjëherë në mesazhet tona. Madje, John Thet i pati dhënë mundësinë që të ndjek hapjen e “ADEX2018” për të folur me një videomesazh, por nuk ishte përgjigjur asnjëherë. Mendoj se është koha e duhur që të bëhem serioze në këto gjëra. Kështu që… zonja dhe zotërinj… ky është GJIKO duke peshkuar një peshkaqen dhe duke e shkarravitur në rërë.Ju lutem ta shpërndani sa më shumë. Faleminderit!” ka shkruar Naeem.
Për këtë veprim Gjikos i është ndaluar edhe hyrja në shtetin e Maldiveve./Periskopi/



