Gjilani iu takon ‘Skifterave’

Gjilani iu takon ‘Skifterave’

SC Gjilani ka arritur ta mposhtë kampionin aktual Dritën, me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në fundin e pjesës së parë, kur pas një krosimi Ansi Likës, sulmuesi nga Guetamala Wilder Perez shënoi me kokë dhe çoi në këmbë ‘Skifterat’.

Pjesa e dytë vazhdoi me posedim të madh nga Drita, por pa raste.

Gjilani tani është në vendin e 4 me 13 pikë kurse Drita ka vetëm 6 pikë dhe gjendet në zonën e rrezikshme./Periskopi/

Shpërndaje në: