Gjimshiti e çon në shtëpi Juventusin (VIDEO)
Juventusi është eliminuar nga Kupa e Italisë.
‘Bardhezinjët’ janë mposhtur 3-0 nga Atalanta, humbja e parë në këtë sezon për ekipin e Allegrit në Itali.
Castagne (37′) dhe Duvan Zapata (39′) i shënuan dy golat e parë për vendasit.
Goditjen finale ia dha sulmuesi në formë i Atalantas, Duvan Zapata (86′), i cili shënoi golin e dytë personal.
Berat Gjimshiti luajti 90 minuta në këtë ndeshje.
Në gjysmëfinale, Atalanta takohet me Fiorentinan. /Periskopi



