Gjimshiti gati për të vazhduar ndeshjen

Gjimshiti gati për të vazhduar ndeshjen

Berat Gjimshiti është gati për të vazhduar sfidën ndërmjet Kombëtares Shqiptare dhe Maqedonisë, e cila vazhdon nga ora 14:00 për t’u zhvilluar edhe 15 minutat e fundit të takimit.

Ndeshja e mbrëmshme ishte ndërprerë për shkak të stuhisë dhe shiut të shumtë që ra në Shkodër.

Gjimshiti kishte qenë në dyshim nëse do të arrinte të rikuperohej nga një dëmtim që e pësoi mbrëmë, dhe në rast se nuk do të arrinte rikuperimin, Kuqezinjtë do të luanin me vetëm 10 lojtarë vazhdimin e ndeshjes, për shkak se mbrëmë kishin kryer të tre zëvendësimet. /Periskopi.com

Shpërndaje në: