Gjini: Bursat Chevenning, mundësi e jashtëzakonshme për studentët kosovarë, bëhuni pjesë e 10 përfituesve
Kryetari aktual dhe njëherësh kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini ka thënë se Mbretëria e Bashkuar, tash e mbi dy dekada, ofron mundësi të jashtëzakonshme për studentët tanë përmes bursave Chevening.
Gjini përmes një postimi në rrjetin social Faceook ka treguar se ka marrë pjesë në këtë sesion informues , të organizuar nga Chevening Alumni Foundation në Kosovë.
“Ambasada Britanike dhe Activism Roots, këtë herë jo si Kryetar, por si ish-përfitues i bursës. Mesazhi im për studentët:Mos u ndalni së lexuari.Mos u kurseni në studime. Mos hezitoni të komunikoni.Këto janë bazat që hapin horizonte të reja.Aplikoni! Shfrytëzojeni këtë mundësi unike!Bëhuni pjesë e 10 përfituesve nga Kosova!”, ka shkruar ai./Periskopi
Postimi i plotë:



