Gjini i përgjigjet Abdixhikut: Kur është afektive mundemi me e falë, kur është e mendume duket pak e çuditshme
Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini përtoi ta komentojë deklaratën e liderit të LDK’së, Lumir Abdixhiku për Ramush Haradinajn, ai iu përgjigj shkurt.
Abdixhiku i tha Haradinajt se”ndihet i përfaqësuar nga Dimali” si dhe tha që Haradinaj “s’i kupton këto punë..”.
Për këtë, Gjini tha se deklarata të tilla kur thuhen në rrethana afektive munden me u falë, por kur janë të menduara mirë, duken pak të çuditshme.
“Po pritoj me e komentu. Dy rrethana janë në të cilat flasim diçka, mundet me qenë afektive, dikush tka nguc diqka edhe thu diçka, edhe mundet me qenë e menume. Kur është afektive dim edhe me falë, kur është e mendume nau duket edhe pak e çuditshme”, përfundoi shkurt Gjini në T7.
Gjini: Kurti nuk ka dashur ta bëjë qeverinë dhe e ka gjetë metodën mos t’i lë as të tjerët ta bëjnë



