Gjini viziton punimet në objektin për qëndrimin ditor për pensionistët

Gjini viziton punimet në objektin për qëndrimin ditor për pensionistët

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka vizituar sot objektin e qëndrimit ditor për pensionistë, ku është takuar me disa nga banorët e përhershëm, përfshirë Muhamediun dhe Nekiben.

“Tek objekti i qëndrimit ditor për pensionistë u takova me Muhamediun dhe Nekiben! Aty ku shumë prej tyre do ta kenë adresë për ndarjen e historive personale, shqetësimeve të moshës e edhe të ëndrrave për nipërit e mbesat.”- shkroi Gjini në postimin e tij në Facebook.

Shpërndaje në: