Gjithçka e lehtë për Barcelonën, shënon golin e dytë (Video)
Barcelona e ka deklasuar Realin me golin e dytë brenda 30 minutave.
Pas një kontakti në zonë mes Varane dhe Suarez, gjyqtari vendosi ta shikonte VAR, dhe sinjalizoi për penallti.
Sulmuesi uruguajan mori përgjegjësinë për ta goditur, në mungesën e Messit, dhe ishte i pagabueshëm, pavarësisht se Courtois kuptoi krahun.
Tashmë Katalanasit udhëheqin me rezultat 2:0, një goditje finale për trajnerin Lopetegui.
https://www.youtube.com/watch?v=iwGeHFofcq4



