Gjithçka që duhet të dini para meçit të shumëpritur mes Bellew dhe Haye
Meçi midis Tony Bellew dhe David Haye është një prej dy ngjarjeve kryesore në sporte luftarake këtë fundjavë. Mirëpo, rrallë ndodhë që ndonjë meç i kategorisë së rëndë, ku nuk luftohet për titull bote, ose nuk është eliminator për ndonjë titull të krijojë më shumë bujë dhe zhurmë në media.
Kuptohet, fjala është për rimeç midis këtyre dy boksierëve të famshëm, meqë Bellew e kishte nokautuar Hayein në rundin e 11-të në meçin e tyre të kaluar të zhvilluar para një viti. Ai meç ka qenë spektakël boksi meqë Haye u rrëzua dy herë dhe pësoi lëndim të rëndë të këmbës, kurse Bellew pësoi thyerje të dorës.
Meçi zhvillohet nesër në O2 Arena të Londrës, kurse Insporti ju sjall orarin, detajet, statistikat dhe kuotat e bastoreve.
Në duelin e vetëm direkt, të zhvilluar vitin e kaluar ka fituar Bellew, por dy boksierët kanë një karrierë impresive dhe fjala është për dy veteranë të sprovuar të kategorisë së rëndë.
Kuptohet, ata që janë adhurues të basteve kanë edhe shumë opsione tjera që mund ti luajnë për këtë meç, përfshi nokautin, rundin kur përfundon meçi etj.
Meçi pritet të fillojë sonte rreth orës 23:00 sipas kohës sonë. Meçi shkaktoi edhe më shumë polemika dhe reagime në media pas provokimit që ndodhi në matjen zyrtare, të cilin mund ta shihni në video.



