Gjithçka që duhet të dini për ndeshjen Real Madrid-Bayern Munich
Edhe pak minuta na ndajnë deri në fillimin e sfidës së zjarrtë në Champions League ndërmjet Real Madridit dhe Bayern Munich
Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2:1 , por akoma nuk ka përfunduar asgjë pasi në ‘Santiago Bernabeu’ do të mësohet finalisti i parë i Champions League për këtë edicion, transmeton Periskopi.
Më poshtë mund t’i shihni disa statistika nga të dy skuadrat:
Real dhe Bayern janë takuar 12 herë në Spanjë në Champions League. Spanjollët kanë nëtën fitore një barazim dhe kanë humbur dy herë.
Të dy skuadrat kanë bilanc të njejtë këtë edicion në Champions League me nga tetë fitore, një barazim dhe dy humbje. Skuadra e Zidane është më e mirë në pjesë të dytë, derisa ajo e Heynckes është më e mirë në pjesë të parë.
Reali dhe Bayerni janë dy skuadrat me më së shumti gjuajtje në portë këtë edicion, 165 për spanjollët dhe 167 për gjermanët.
‘Los Blancos’ janë skuadra e parë që kanë arritur 150 fitore në Champions League.
Në ndeshjen e fundit James Rodriguez ka kompletuar 96 përqind të pasimeve.
Cristiano Ronaldo, i cili nuk kishte performancë të mirë ndeshjen e parë, ka shënuar në shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi (13 gola).
Asnjë lojtarë nuk ka shënuar më shumë gola se Asensio si zëvendësues në Champions League, tre gola ka shënuar ylli i Realit.
Bayerni ka fituar katër ndeshjet e fundit si mysafirë.
Leëandëoski ka shënuar gol në ndeshjen e fundit në Madrid, ndërsa ka realizuar gjatë gola në shtatë ndeshjet e fundit. /Periskopi/



