Gjobitet me 40 mijë funte për shkak të një postimi në Instagram
33-vjeçari e kishte bërë këtë postim pas fitores prej 2-1 ndaj Burnleyt në Ligën Premier më 2 janar.
Nga minuta e 32-të, City luajti me 10-të lojtarë, meqenëse gjyqtari Lee Mason e përjashtoi mesfushorin Fernandinho.

Sipas FA, postimi, i cili më pas ishte fshirë, “ngrinte dyshime për integritetin e gjyqtarit”.
Përveç gjobës, Sagna është paralajmëruar që të ketë kujdes me sjelljet e mëtutjeshme.



