Gjuajtje me armë zjarri në Zubin Potok, Policia jep detaje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në afërsi të fshatit Bubë që gjendet në zonën kufitare në Mitrovicën e Veriut, shkruan Periskopi.
Lajmi është konfimruar edhe nga zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
Ai tha se të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bubë që gjendet në zonën kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë. Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprimet e saja policore”.



