Gjuha e VV’së kundër UÇK-së, Haradinaj: Po të ishte gjallë edhe Adem Jashari, të njëjtën gjuhë do ta përdornin
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është shprehur kritik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për gjuhën e përdorur ndaj Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, shkruan Periskopi.
Haradinaj në Reel Talk me Maxhunin që transmetohet në Periskopi, tha se “Po të ishte gjallë edhe Adem Jashari, të njëjtën gjuhë do ta përdornin”.
“Nuk mendoj që janë kundër luftës, me ndoj që ata i pengon aktiviteti individual i njerëzve. Kanë pengesë të njerëzve, sic është ajo shprehja ‘je I mirë, nëse je i vdekur’’, për keta të vdekurit janë njerëz të mirë, po të ishte gjallë edhe vetë Adem Jashari të njëjtën gjuhë do ta kishin përdorur kundër tij, edhe e kanë përdorur në të kaluarën”, u shpreh ai.
Intervista e plotë:



