Gjuhëtari përqesh Kokën e VV-së: Republikës i thotë “RRUPUPIKË”

Gjuhëtari përqesh Kokën e VV-së: Republikës i thotë “RRUPUPIKË”

Gjuhëtari dhe analisti i njohur Rrahman Paçarizi ka komentuar shkurtimisht udhëheqjen e Kuvendit nga z.Jahja Koka.

Koka si deputeti më i vjetër i Republikës së Kosovës ishte i detyruar që ta kryesonte seancës konstituive të sotme, ku deputetët u betuan dhe u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës.

Deputeti në fjalë dukej mjaft energjik gjatë seancës, megjithëse vendosi për pauzë pas vetëm 20 minutash punë, shkruan Periskopi.

Shumë emra deputetësh u shqiptuan keq nga z.Koka, që me profesion është astrofizikan. Ai po ashtu, gaboi edhe shqiptimin e emrit Republikë, duke thënë pak-a-shumë “Rrupuplikë”.

Kjo është komentuar nga z.Paçarizi, i cili me ironi thotë se i ka pëlqyer një gjë tillë:

Po me pelqen kryesuesi qe po thote “Kuvendi i RRUPUPLIKES s’Kosoves”.

Shpërndaje në: