Gjukanoviq reagon pasi emri i tij u përmend në dosjet Epstein: As s’e kam njohur e as s’kam pasur komunikimin me të
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka reaguar pasi që emri i tij është përmendur në dosjet e Jeffrey Epstein. Për këtë, Gjukanoviq ka thënë se ai s’ka pasur komunikim e as nuk e ka njohur Epstein.
Ish presidenti i Malit të Zi, ka thënë edhe se ai nuk ‘’mund t’i ndihmojë’’ mediat në pyetjen se si Epstein kishte deklaruar se ‘’Gjukanoviq është tip i shkëlqyer’’.
Në lidhje me interesimin e shpeshtë të përfaqësuesve të mediave për publikimin e komunikimeve të të ndjerit Xhefri Epstin, ju informoj se Epstinin nuk e kam njohur dhe as kam pasur ndonjëherë komunikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me të.
Prandaj, kuptueshëm, nuk mund të dëshmoj për vërtetësinë e bisedave të publikuara të Epstinit, as për vizitat e tij të mundshme në Mal të Zi.
Veçanërisht më vjen keq që nuk mund t’u dal në ndihmë pritshmërive të disa punonjësve të mediave për t’iu përgjigjur pyetjes se si Epstini arriti në përfundimin se “z. Gjukanoviç është një tip i shkëlqyer”.
U rekomandoj që, nëse e takojnë diku para meje, ta verifikojnë patjetër këtë dhe ta informojnë publikun për qëndrimin e tij./Periskopi



