Gjuriq pret që marrëveshja Beograd-Prishtinë rreth gjyqësorit të zbatohet deri në këtë ditë
I ashtuquajturi Drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq tha sot se pret që puna për zbatimin e marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës rreth gjyqësorit do të përfundojë të premten.
Kjo është hera e parë që nga viti 1999 që do ta kemi një gjykatë me shumicë serbe, me kryetar serb të gjykatës në Mitrovicën e Veriut, dhe prokurorë serb.
Unë pres që kjo punë e madhe dhe me shumë rendësi për popullin serb në Kosovë të përfundoi deri të premten, sikurse edhe të gjitha parakushtet në lidhje me pagesat e posaçme për gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët do të marrë vendim qeveria. – ka thënë Gjuriq për televizionin shtetëror serb (RTS).
Gjuriq ka shtuar se kjo ka rëndësi për serbët në Kosovë që të kenë siguri ligjore, si në veri të krahinës, po ashtu edhe në zonat nga jugu i Ibrit, ku do të ketë me qindra serb të punësuar në gjyqësi, transmeton GazetaBlic.
Në Kosovë është çdo gjë e gatshme që të futet në fuqi Marrëveshja për gjyqësorin dhe progresi në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës në fillim të vitit 2015-të, do të thotë integrim i gjyqtarëve serbë në sistemin gjyqësorë të Kosovës.



