Gjykata hodhi poshtë aktakuzën për kanosje të Kurtit, Faton Klinaku: Për çudi Prokuroria po ankohet në Gjykatën e Apelit

Gjykata hodhi poshtë aktakuzën për kanosje të Kurtit, Faton Klinaku: Për çudi Prokuroria po ankohet në Gjykatën e Apelit

Pas vendimit të Gjykatës Themelore që hodhi poshtë aktakuzën ndaj tij për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti, me arsyetimin se nuk ka vepër penale dhe se rasti hyn në kuadër të shprehjes së lirë, Faton Klinaku nga OVL UÇK, ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai ka njoftuar se Prokuroria ka ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi, duke e dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit, shkruan Periskopi.

Ai tha se këtë e ka krahasuar me një rast në Rusi.

“Gjykata themelore e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj meje në rastin me Kurtin, duke e arsyetuar se nuk ka vepër penale dhe se e tëra ishte në kuadër të shprehjes së lirë. Por, çudi se si tash prokuroria ka bërë ankesë ndaj vendimit duke e dërguar çështjen në Gjykatën e apelit dhe duke u thirrë në një rast të ngjashëm në Rusi.”, ka shkruar Klinaku.

Shpërndaje në: