Gjykata rrëzon padinë për sulm seksual ndaj Diddy`t, Beckham dhe Druski`t

Gjykata rrëzon padinë për sulm seksual ndaj Diddy`t, Beckham dhe Druski`t

Çështja u mbyll për shkaqe procedurale, pa përjashtuar rihapjen në të ardhmen.

Një padi për sulm seksual e ngritur në Kaliforni kundër Sean “Diddy” Combs, Odell Beckham Jr. dhe komedianit Druski është hedhur poshtë nga gjykata federale më 16 dhjetor, për shkak të mangësive procedurale nga ana e paditëses, Ashley Parham.

Sipas vendimit të gjykatëses Rita F. Lin, Parham humbi disa afate kyçe, nuk arriti të provojë se të paditurit ishin njoftuar zyrtarisht dhe, pasi avokati i saj u tërhoq në shtator, nuk siguroi përfaqësim të ri ligjor.

Padia u rrëzua pa paragjykim, duke i lënë Parham mundësinë ta rihapë çështjen nëse gjen avokat dhe përmbush kërkesat ligjore. Akuzat, që lidhen me një ngjarje të pretenduar në vitin 2018, janë mohuar nga të tre të paditurit./AP/

Shpërndaje në: