Gjyqtarë dhe prokurorë serbë nuk shkuan të betohen para Thaçit (Video)

Gjyqtarë dhe prokurorë serbë nuk shkuan të betohen para Thaçit (Video)

Transportin e kishin të sigurt.

Por, 42 gjyqtarë serbë nga Veriu i Mitrovicës, nuk e kaluan fare lumin Ibër, ku autobusi po i priste.

Ata bashkë edhe me 14 prokurorë, nuk u paraqitën fare para presidentit Hashim Thaçi, për të bërë betimin ndonëse afatin e fundit e kishin 17 tetorin, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova, mëson se krejt kjo po ndodh pasi që pala serbe nuk i ka përmbushur kushtet e marrëveshjes së Brukselit, mes Thaçit e homologut të tij serb Aleksandër Vuçiq.

Pala serbe, nuk e ka rregulluar ende çështjen e pensioneve të këtyre zyrtarëve që duhet të integrohen në sistemin e drejtësisë së  Kosovës.

Krejt kjo duket se e bëri fort nervoz presidentin e Kosovës, që hodhi akuza të rënda në drejtim të Serbisë.

 

Shpërndaje në: