Gjyqtari i ndeshjes shijon kafen e Prishtinës para përballjes Kosovë-Turqi

Gjyqtari i ndeshjes shijon kafen e Prishtinës para përballjes Kosovë-Turqi

Sonte zhvillohet finalja e madhe ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Turqisë, një përballje që pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët.

Dueli i shumëpritur do të drejtohet nga gjyqtari i njohur anglez, Michael Oliver, një emër i konsoliduar në arenën ndërkombëtare dhe në Premier League.

Oliver është parë gjatë ditës së sotme në disa lokale në qendër të Prishtinës, para se të marrë drejtimin e këtij takimi të rëndësishëm.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45, në një sfidë që pritet të jetë vendimtare dhe me intensitet të lartë./Periskopi

Shpërndaje në: