“Gjyqtari ishte lojtari i ndeshjes dhe këtë nuk do ta harroj kurrë” (Video)
Hakan Calhanoglu është i frustruar me gjyqtarin Jonas Eriksson, i cili drejtoi ndeshjen Arsenal-Milan
Mesfushori turk i Milanit shënoi një gol tejet të bukur kundër Arsenalit, në sfidën që italianët e humbën 3:1 në ‘Emirates’ por ajo të cilën nuk do ta harrojë nga kjo ndeshje është gjykimi skandaloz, shkruan Periskopi.
“Ne luajtëm mirë, dhe nuk është lehtë të tregojmë këso paraqitje në stadium si ky. Ne shënuam dhe pësuam një gol të pabesueshëm,” u shpreh Calhanoglu për Milan TV.
“Ricardo Rodriguez nuk e preki fare ëelbeckun, por për gjyqtarin ishte penallti.
“Gjyqtari ishte lojtari i ndeshjes dhe unë këtë nuk do ta harroj kurrë,”. /Periskopi/



