Gjyqtari më i përfolur në Itali do ta drejtojë ndeshjen derbi Roma-Juventus

Gjyqtari më i përfolur në Itali do ta drejtojë ndeshjen derbi Roma-Juventus

Paolo Tagliavento është caktuar gjyqtari kryesor i ndeshjes Roma-Juventus

Paolo Tagliavento ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen Inter-Juventus, aty ku ‘Zonja e Vjetër’ fitoi me rezultat 3:2, por kishte shumë akuza pas ndeshjes në drejtim të gjyqtarëve, transmeton Periskopi.

45-vjeçari kishte drejtuar edhe ndeshjen e parë të këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave e cila kishte përfunduar me rezultat 1:0 për Juven.

Roma po lufton për një vend në Champions League, ndërsa Juve tashmë e ka të sigurt titullin e Serie A. /Periskopi/

Shpërndaje në: