Gjyqtari me një vendim të përçudshëm ia mohon Chelseat triumfin në Kupë [FOTO]
Ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola finalja e Carabao Cup mes Chelsea dhe Manchester Cityt.
Fundi ishte jashtëzakonisht dramatik, pasi gjyqtari anësor mori një vendim pothuajse të ngutshëm.
Një pasim i Loftus-Cheek bëri që Hazard të ishte një me një me portierin Ederson, por anësori ngriti flamurin për një pozicion jashtë loje, që ishte tejet i dyshimtë.
Tashmë ka shpërthyer interneti me kritika ndaj gjyqtarit, pasi VAR është i pranishëm në këtë kupë dhe ai duhej ta lejonte vazhdimin e aksionit, pasi ‘offside’ ishte shumë i dyshimtë.
Ndeshja shkon në ‘extra time’, në rast se nuk ka gol, vendosin penalltitë. /Periskopi/




