Gjyqtari nga Kosova tregohet i madh, kërkon falje për gabimin në lojë

Gjyqtari nga Kosova tregohet i madh, kërkon falje për gabimin në lojë

Drenicës iu mohua një penallti në minutën e 5-të shtesë, pranë rezultatit 1:1.

Drenica brenda një minute kërkoi dy herë penallti, për faull brenda zonës dhe prekje me dorë. Raci gjykoi faull jashtë zonës, për të cilën mendon se ka gabuar, derisa prekjen me dorë e konsideron jo penallti.

“I kërkoj falje Drenicës dhe gjithë tifozëve të saj. Pas pamjeve televizive mendoj se kam gabuar kur kam referuar faul jashtë zonës, pasi në ato momente nuk isha i bindur, kurse për rastin e dytë ende mendoj se nuk është penallti”, ka deklaruar Raci ekskluzivisht për Gazetën Olle.

Kjo është hera e parë që një gjyqtar kërkon falje këtë sezon dhe hera e parë që i ndodh një gjyqtari si Nazmi Raci, që ka bagazh të madh në futbollin kosovar.

Shpërndaje në: