Gjyqtari i njohur evropian përgëzon kosovarët për debutim (Video)

Gjyqtari i njohur evropian përgëzon kosovarët për debutim (Video)

Tre gjyqtarët kosovarë kanë ndarë drejtësinë në miqësoren mes Turqisë dhe Moldavisë e fituar 3:1 nga vendësit.

Gjyqtari kryesor i atij dueli, Genc Nuza ka shprehur për KTV-në emocionet për debutimin historik.

Të lumtur me këtë përvojë janë shprehur edhe dy gjyqtarët anësorë, Berisha dhe Selimaj.

Gjyqtari më i mirë për vitin që lamë pas, Nuza zbuloi se për gjykimin e ndeshjes u përgëzua edhe nga një gjyqtar i njohur evropian.

Krenar me treshen e gjyqtarëve kosovarë u shpreh edhe kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.

Kjo është ndeshja e parë ndërkombëtare në nivel përfaqësuesesh që gjykohet nga gjyqtarë kosovarë, që nga pranimi në FIFA e UEFA.

http://www.dailymotion.com/video/x5gj29k_gjyqtaret-liridoni-28-03

Shpërndaje në: