Gjyqtari që masakroi Shqipërinë Aytekin ofendoi lojtarët e PSG-së
Penalltia e paakorduar në rastin e Angel Di Maria dhe ajo e paqena e akorduar në rastin e Luis Suarez janë dy prej rasteve më të kontestuara.
Gazeta “Le Parisien’ ka publikuar një skandal të vërtet së fundmi, pasi sipas saj gjyqtari që ka masakruar Shqipërinë ndaj Izraelit u ka thënë futbollistëve të PSG gjatë protestave: “Shko pir**uni”, raporton Albeu.
Nëse diçka e tillë vërtetohet atë e pret një dënim shumë i rëndë dhe vështirë të arbitrojë më në Champions League.




