Gjyqtari shënon nga penalltia në Ligën Amatore të Rusisë

Gjyqtari shënon nga penalltia në Ligën Amatore të Rusisë

Skena të papritshme dhe të padëgjueshme kanë ndodhur në një ligë amatore të Rusisë.

Fotoja më poshtë tregon skenarin e padëgjueshëm ndonjëherë në fushën e futbollit, kur një gjyqtar i ndeshjes shënoi një gol të paqëllimshën për rezultatin 4-2 pasi futbollisti i LFC Manas dështoi nga penalltia.

Image: LFL

Gjyqtari Atay Daudoy mbeti i lënduar pas këtij incidenti, por sipas kanalit zyrtar të LFL në YouTube, goli u shënua në suaza të rregullave të Federatës së Futbollit të Rusisë dhe u pranua.

Liga Amatore postoi videon ku shihet se si është shënuar goli në qytetin e Makhachkala, ku dyja skuadra kishin reagime të ndryshme. Njëra për ta pranuar golin, e tjetra për ta anuluar.

Më pas skuadra që e huqi penalltinë KizDD, shënoi dy gola për ta marrë një barazim në këtë ndeshje.

Megjithatë tërë vëmendja ishte tek gjyqtari i ndeshjes, i cili bëri një nga ‘gafat’ më të çuditshme të ndodhur ndonjëherë në futboll./Periskopi/

 

Shpërndaje në: