Goal: E ofendon Guardiolën nëse e krahason me Mourinhon

Goal: E ofendon Guardiolën nëse e krahason me Mourinhon

Pas humbjes turpëruese ndaj Brighton & Hove Albion të dielën, nuk kanë të ndalur kritikat ndaj kryetrajnerit të Man.United, Jose Mourinhos.

Magazina prestigjioze e futbollit Goal.com, ka bërë një shkrim për Jose Mourinhon pas kësaj humbjeje shokuese.

Të dielën, United-i shfaqi problemet e saj të shumta në të gjitha repartet – derisa e pa veten duke u mposhtur menjëherë që në ndeshjen e dytë të sezonit. Sidoqoftë, nga ajo ndeshje si golshënues dolën Paul Labile Pogba dhe Romelu Lukaku.

Goal shkruan se Mourinho nuk ka arritur ta bëj Pogbën as sa gjysma e lojtarit që ka qenë në Juventus. Ndërsa, siç shkruan Periskopi, është vetë Pogba që po shprehë në vazhdimësi pakënaqësinë e tij për vendosjen në fushë nga Mourinho. Te United, Pogba nuk ka lirinë për të luajtur si te Juventus – edhe pse, me aftësitë e tij teknike dhe goditjet precize e të forta, Premier Liga do të ishte liga e tij dhe në United do të duhej të ishte edhe më i mirë se te Juve.

Kujtojmë se lojtarë që ishin poshtë tij për nga cilësitë teknike, si Frank Lampard apo Steven Gerrard, në fakt arritën shumë më shumë.

Në ndeshjen e fundit, skuadra e Mou-s startoi me dyshen Bailley – Lindelof. Që të dy këta mbrojtës qendre që kanë dëshpëruar që nga ardhja në Old Trafford. Por duket se Mourinho nuk ka alternativë tjetër – dhe megjithëse Ed Woodward i shpenzoi më shumë se gjysmë miliardi funte gjatë kohës së tij, ekipi i Mourinhos nuk duket aspak konsistent dhe krejt i shkapërderdhur.

Për Goal.com, është ofendim të krahasosh Mourinhon me trajnerin e Manchester Cityt Pep Guardiolan, i cili as që i bën hesap ekipet më të vogla. Skuadra e tij e mposhti të shtunën 6 me 1 skuadrën e Huddersfield Town, ndërkohë që vitin e kaluar i tuboi gjithsejt 100 pikë, duke i humbur vetëm 14 gjatë gjithë sezonit.

Shpërndaje në: