Gobeljic akuzon Shaqirin për fyerje: Ai nuk guxon të vijë në Beograd

Gobeljic akuzon Shaqirin për fyerje: Ai nuk guxon të vijë në Beograd

Futbollisti i Crvena Zvezdas, Marko Gobeljic ka thënë se gjatë ndeshjes me Liverpoolin i ka pasur disa duele verbale me Xherdan Shaqirin, ndërsa ka shtuar se nuk i ka mbetur borxh për asgjë.

“Jam munduar të luaj futboll dhe sa më pak të komunikoj me të. Është futbollist cilësor, shumë i shpejtë dhe i  vështirë për ta ruajtur. Unë në çdo duel hyj burrërisht në top dhe kështu ishte edhe me Shaqirin. Pas një starti të tillë, ai më fyeu në gjuhën serbe, madje më kërcënoi duke ma drejtuar gishtin. Ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë, sepse askujt nuk i mbetem borxh”.

”Pas atij momenti nuk ka guxuar të vijë nga ana ime dhe vazhdimisht largohej në drejtim të mesit të fushës. Nuk e kam humbur asnjë duel me të”, ka thënë Gobeljic.

Ai ka shtuar se Shaqiri nuk guxon të shkojë në Beograd. “Dyshoj shumë se ai do të jetë në Beograd pas dy javësh. Gjithçka varet nga trajneri i tij Jurgen Klopp. Personalisht do të doja që Shaqiri të vijë në Beograd dhe të shijojë atmosferën në ‘Marakana’, por nuk besoj se do të jetë këtu”, është shprehur futbollisti serb.

Shpërndaje në: