Godet Adelina Ismaili! Me këngë revolte proteston padrejtësinë, gënjeshtrën dhe varfërinë (Video)
Këngëtarja e madhe e skenës muzikore shqiptare, Adelina Ismaili, është rikthyer në skenën muzikor pas një kohe të gjatë pauze.
Ajo është rikthyer sonte fuqishëm më një këngë revolte, e cila proteston padrejtësi, inkrimin politik dhe dashurinë për triumf dhe liri.
Si një adhuruese e madhe e presidentit historik Ibrahim Rugova, Adelina nuk ka lënë pa përmendur në vargjet e kësaj kënge “Na jem f’mia e Rugovës”.
Diva e muzikës shqiptare ka befasuar fansat e saj me këtë projekt të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook.
“Juve që tash e 18 vjet keni vra çdo andërr e çdo shpresë, edhe juve tjerëve që s’keni pas b*** as fëmijët tuaj mi mbrojt… Juve që keni prodhu analfabeta me diploma, fëmijë lypsarë, kufoma të gjalla në korridore spitalesh, shtëpi publike në çdo motel, haraç në çdo kafshatë, juve që ende era prç shpirtit ju vjen… Unë nuk dorëzohem, andrrat e mia mi vra nuk mundeni.”(sic.), shkruan e revoluar Adelina Ismaili. /Periskopi/
https://www.facebook.com/AdelinaOfficiel/videos/10155124011977559/



