‘Godet’ Elita Rudi, shfaqet me bikini nga pushimet (Foto)
Moderatorja Elita Rudi prej muajsh është shumë e pranishme në kryetitujt e medieve rozë.
Ajo gjatë vitit që kemi lënë pas ka konfirmuar lidhjen me reperin Gjiko, me të cilin tashmë nuk ngurron të publikojë vazhdimisht imazhe në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Së fundi, çifti kanë udhëtuar për pushime dimërore në një ishull përrallor dhe nga atje kanë sjellur imazhet e para.
Në profilin e saj në Instagram, Elita ka postuar një fotografi në të cilën paraqitet në bikini të zezë, e që padyshim dukej tejet joshëse.
Moderatorja po mbante një lule në dorë, të cilën duhet t’ia ketë dhënë i dashuri.




