Godet Haxhi Krasniqi, jep premtim të madh për shqiptarët
Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi po përgatiten intensivisht për meçin shumë të rëndësishëm ndaj Arthur Abraham, shkruan albinfo.ch.
Ky meç do të zhvillohet më 22 prill në Gjermani dhe konsiderohet si njëri nga më të rëndësishmit gjatë vitit 2017.
“Po përgatitem intesivisht për këtë meç. Më 22 prill mund të shkruaj historinë për popullin shqiptar. Populli im si në Kosovë dhe në Shqipëri nuk më konsideron vetëm si një sportist, por si një pjesëtar i familjes së tyre”, është shprehur Krasniqi.
Edhe kundërshtari i Krasniqit është mjaft i njohur. Armeni në 50 meçe në karrierën e tij ka 45 fitore dhe pesë humbje.
Sipas organizatorëve, fituesi i duelit Krasniqi-Abraham do të sfidojë boksierin meksikan, Gilberto Ramirez, mbajtës i gjerdanit WBO në Las Vegas brenda vitit 2017.



