Godin vazhdon kontratën me Atleticon

Godin vazhdon kontratën me Atleticon

Mbrojtësi uruguaian nuk do të largohet nga skuadra madrilene.

Kapiteni i Atletico Madridit, Diego Godin ka pranuar të vazhdojë kontratën për dy vite që do ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2021.

Uruguaiani kishte kontratë deri në vitin 2019 me një klauzolë prej 20 milionë eurosh, të cilën ishte e gatshme ta paguante skuadra e Manchester United, por futbollisti nuk deshi të largohej nga Madridi.

32-vjeçari ka marrë shiritin e kapitenit të “Los Rojiblancos”, pas largimit të Gabi Fernandez këtë verë, kurse klubi ia ka rritur edhe pagën për besnikërinë që ka treguar.

Godin ka luajtur 350 ndeshje zyrtare me Atleticon, që prejse u transferua nga Villarreali në vitin 2010.

Shpërndaje në: