Golashënuesi më i vjetër i historisë së futbollit, luan deri 50 vjeç
Ai do të lidhë një kontratë të re me ekipin e kategorisë së dytë Yokohama FC, e cila do t’a detyrojë të luajë futboll profesionist deri në të 50-tat.
Miura, i cili u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar 17 vite më parë, është shënuesi më i vjetër i historisë në kampionatin vendas pasi shënoi në moshën 49 vjeçare sezonin e kaluar.
Ai bën 50 vjeç më 26 shkurt, afërsisht periudhës kur fillon sezoni i ri.
Miura, i cili ka luajtur në Evropë, ka shënuar 55 gola në 89 ndeshje për Japoninë.



