Golashënuesit më të mirë në Superligë pas javës së pestë

Golashënuesit më të mirë në Superligë pas javës së pestë

Të enjten ka përfunduar xhiro e pestë me rezultate interesante. Tri ndeshje janë luajtur të mërkurën dhe tri ndeshjet e fundit të enjten – shkruan Periskopi.

Dy fitore u shënuan nga vendasit, dy fitore nga mysafirët, ndërsa dy ndeshje përfunduan baras.

Janë gjashtë futbollistë të cilët e kryesojnë listën e golashënuesve më të mirë në Kosovë me nga tre gola.

Sulmuesi i Drenicës, Harmon de Gawe shenoi në përballën e fundit kundër Vushtrrisë për të arritur në tre gola të shënuar. Dy lojtaret e Gjilanit të cilët po kalojnë formë të mrekullueshme janë, Gerhard Progni dhe Tomislav Busic, të cilët kanë nga tre gola të shënuar.

Mendurim Hoti gjithashtu ka tre gola të shënuar në këtë kampionat, pasi që në ndeshjen e fundit shënoi dy-golash.

Trepça 89’ në listën e golashënuesve ka dy sulmuesit e saj, Arb Manaj e Ardian Muja.

Më poshtë ua sjellim listën e golashënuesve më të mirë në Superligë pas javës së pestë:/Periskopi/

  1. Harmon de Gawe (Drenica) – 3 gola
    2. Tomislav Busiç (Gjilani) – 3
    3. Gerhard Progni (Gjilani) – 3
    4. Arb Manaj (Trepça ’89) – 3
    5. Ardian Muja (Trepça ’89) – 3
    6. Blend Baftiu (Ballkani) – 3
    7. Betim Haxhimusa (Drita) – 2
    8. Xhevdet Shabanit (Drita ) – 2
    9. Qemail Elshani (Drenica) – 2
    10. Shend Kelmendi (Drenica) – 2
    11. Kastriot Rexha (Feronikeli) – 2
    12. Fjoart Jonuzi (Gjilani) – 2
    13. Enis Zabërgja (Drenica) – 2
    14. Ahmed Januzi (Prishtina) – 2
    15. Jasmin Raboshta (Vushtrria) – 2

Shpërndaje në: