Golat e Mbappe, Neymar dhe Cavani në fitoren tjetër të PSG (Video)
Kampioni i Francës në futboll, Paris Saint Germain e ka zhvilluar sot prej orës 17:00 ndeshjen e radhës në Ligue 1, shkruan Periskopi.
Sfida përballë Angers megjithatë nuk doli aq e lehtë sa pritej, sepse Angers e mbajti për një kohë të gjatë rezultatin baraz 1 me 1. Dhe, fitorja e Paris SG nuk ishte aq e thellë sa pritej, vetëm 3 me 1.
Por golat për gjigantin francez i shënuan, Cavani, Mbappe dhe Neymar – treshja e frikshme që sivjet mësyn të sjellë në Paris trofeun e Ligës së Kampionëve. /Periskopi



