Gold AG dhe Shyhrete Behluli publikojnë “Vëlla e motër” (Video)

Gold AG dhe Shyhrete Behluli publikojnë “Vëlla e motër” (Video)

Bashkëpunimi i paralajmëruar nga dyshja e njohur Arian Agushi-Gold AG dhe Shyhrete Behluli, sapo u publikua.

Është kënga ‘Vëlla e Motër’  e cila ka bashkuar përsëri reperin me artistet e njohur të muzikës popullore.

Për këtë projekt është kujdesur produksioni “Vizioni Libonia” dhe pritet të jetë i suksesshëm si këngët e tjera të tyre.

Kujtojmë që Shyhretja dhe Goldi edhe vitin e kaluar kanë pasur një këngë të përbashkët me titull ‘Dashnia e Nanes’ që flet për dashurinë ndaj nënës dhe birit, këngë kjo që ka marrë afro 10 milionë klikime

Kësaj radhe ata i këndojnë vëllait e motrës, këngë kjo e shoqëruar me videoklip./Lajmi.net/

Shpërndaje në: