Gold Ag ka një lajm të rëndësishëm për fansat (Foto)

Gold Ag ka një lajm të rëndësishëm për fansat (Foto)

Reperi Gold Ag ka njoftuar dashamirët e muzikës së tij se që nga dje e deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit nuk do të mbajë asnjë mbrëmje muzikore.

Përmes profilit të tij në Instagram, Goldi ka bërë të ditur për fansat e tij se që 21 maji, deri në fund të Ramazanit nuk do të jetë i angazhuar në mbrëmje muzikore, shkruan lajmi.net.

Por, ai ka bërë një përjashtim për mbrëmjet humanitare, që nëse kërkohet do të jetë i pranishëm.

“Ju dua me zemër e  Zoti na mundësoftë ta presim këtë muaj të madhërishëm” ka shkruar ndër të tjera reperi. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: