Gold Ag shkon te varri i Art Kurtit, tregon çka i kishte premtuar
Reeperi i njohur Gold AG ka treguar gjithmonë se është një mysliman i devotshëm.
Gold AG gjithashtu ruan një miqësi shumë të mirë me yje të shumtë të estradës, teksa një miqësi të afërt kishte edhe me aktorin tashmë të ndjerë, Art Kurtin.
Humbja e tij rreth dy muaj më parë la të shokuar gjithë opinionin, teksa ashtu siç i kishte premtuar, Gold AG do t’i bënte vizitë për Ramazan, megjithëse këtë vizitë do ta bënte te varri i tij.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Gold AG shfaqet i pikëlluar te varri i Artit, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë fjalë prekëse për të ndjerin.
“Art a t’kom thon që vi në Ramazan te ti o vllau jem … Lus Zotin fuqiplotë që në këto ditë Ramazani të shpërblej me të mirat e tij”(sic.), shkruan Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.
I ndjeri Art Kurti, ishte i njohur për publikun si aktor i hit serialit “O Sa Mirë”, teksa u nda nga jeta muaj më parë duke kryer vetëvrasje.



