‘Golden Boy’, konfirmohen pesë finalistët
Janë konfirmuar pesë finalistët për ‘Golden Boy’, çmimi që do të ndahet në një ceremoni më 17 dhjetor në Torino.
Vinicius Junior, Justin Kluivert, Matthijs de Ligt, Patrick Cutrone dhe Trent Alexander-Arnold janë pesë lojtarët që do konkurojnë për çmimin prestigjioz, transmeton Periskopi.
Lojtari i fundit që e ka fituar këtë çmim është Kylian Mbappe, i cili tashmë është njëri nga konkurentët për ‘Topin e Artë’.

Isco e Cesc Fabregas janë dy spanjollët e fundit që e kanë fituar këtë çmim.
Nëse arrin që Vincius Junior ta rrëmbej këtë trofe individual, atëherë do bëhej braziliani i tretë që ka fituar ‘Golden Boy’ pas Anderson të Manchester United dhe Patos asokohe te Milan. /Periskopi/



