Goli i Behramit i dhuron fitorën Udinezes (Video)
Valon Behrami ka shënuar golin e fitores për Udinesen përballë Genoas, në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A.
Behrami realizoi në minutën e 61′ të takimit, i cili ishte goli i parë i tij i shënuar me fanellën e Udineses.
Ky gol në fund doli të jetë vendimtar, në fitoren me rezultat minimal të ekipit italian.
Deri tani, mesfushori i Zvicrës ka bërë gjithsej 11 paraqitje me Udinesen, që prej kur iu bashkua klubit në verë.
Udinese pas kësaj fitore renditet në pozitën e 8-të me 32 pikë, pas 22 xhirove të luajtura.



