Goli i Bogas i mjafton Juventusit, mposht Atalantën
Juventusi ka arritur fitoren e radhës në Serie A.
Ata mposhtën Atalantën, me rezultat minimal 0-1 duke fituar ndeshjen e dytë radhazi.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Jeremie Boga, në minutën e 48-të.
Ndërsa as këtë herë ylli i Kosovës, Edon Zhegrova nuk u aktivizua duke u injoruar kështu përsëri nga Spalletti.
Juventus, pas kësaj fitore hyn përkohësisht në vendin e 4-të me 60 pikë./Periskopi



