Goli i Martial i kushton Man United me miliona, ja sa duhet të pagujë
Manchester United mposhti Burnley me rezultat të pastër 0 me 2 si mysafir, duke u ngjitur në pozitën e pestë të tabelës së Premier Ligës.
Golin e parë e shënoi sulmuesi francez Anthony Martial ndërsa të dytin kapiteni Wayne Roney.

Por, goli i francezit Martial do t’i kushtojë ‘djajve të kuq’ 10 milionë euro të cilat duhet të transferohen në xhirollogarinë e klubit francez AS Monaco.
Anthony Martial, ka shënuar golin e 25-të dhe sipas kontratës,United duhet të paguajë këtë shumë klubit francez.
Martial realizoi golin e tij të tetë sezonal, dhe të katërtin në Premier League, pas një aksioni shumë të bukur. /Periskopi/



