Gorani për Presidenten Osmani: Krejt kjo dramë e saj po bëhet për një grusht vota
Dukagjin Gorani, gazetar – ka komentuar sulmet e presidentes Vjosa Osmani drejtuar mediave dhe gazetarëve.
Kjo pasi mediat u interesuan për shkollimin e vajzave të presidentes në shkollë private.
Gorani tha se “Osmani me patetizmin e saj tha se më sulmoni mua e jo vajzat”.
Tutje, Gorani në T7 tha se ky nuk është as sulm, por as më pak janë marrë mediat me vajzat – por me presidenten.



