Gorani për Qeverinë Kurti: Qeverisje e shmoklanave të lazdrum – grindjet me gazetarë tregojnë dobësi, jo fuqi

Gorani për Qeverinë Kurti: Qeverisje e shmoklanave të lazdrum – grindjet me gazetarë tregojnë dobësi, jo fuqi

Gorani tha se “vajtimet” e kryeministrit Albin Kurti ndaj kritikave publike, janë karakteristikë e një lideri që nuk ka aftësinë të menaxhojë presionin politik dhe të përballojë kritikën. Gornai e quajti “qeverisje e shmoklanave të lazdrum” pushtetin aktual, ndërsa shtoi se grindjet me gazetarë dhe konfrontimet me opozitën janë “shenjë e dobësisë”.

Ai shtoi se kjo ka ndikuar negativisht në imazhin e qeverisjes, duke i dhënë asaj një karakter të një partie që përdor fjalë të mëdha, por “kurrgjë përtej tyre”.

“I merr dizginat, e merr kontrollin real të pushtetit, e senin e parë që e bon, ia nis me kajt kur dikush del e shan, edhe vajtimi i tij dhe i organizatës që ky e udhëheq, me kritikën e publike dhe mediave ka qenë i tillë, sa që është vajtim i njerëzve të lazdrum, të pamësum dhe të pafuqishëm. Sepse ata që vajtojnë aq gjatë, dhe aq shumë tregojnë se kanë mungesë të aftësisë dhe fuqisë. 4 vjet mu sha me media, mu grind me gazetarë, mu konfrontu me opozitë, me akuzu parti që nuk janë pushtet është shenj e dobësisë, e kurrë nuk është shenjë e fuqisë. Këta e kanë lon imazhin e një partie, të një qeverisje të shmoklanave, që kanë fjalë shumë e kurgjo përtej fjalëve”, tha Gorani në “Pressing”.

Shpërndaje në: