Gorani: Sa mundet macja me u largu prej përsheshi, aq mundet me u ndryshu sistemi politik
Dukagjin Gorani ka thënë se ‘’përplasja’’ brenda shoqërisë në Kosovë është kulturore e jo teknike dhe politike.
Ai ka shtuar edhe se, në shoqëri ekziston bindja se kur dikush ka mirëqenie e ka të vjedhun.
‘’Unë fundamentalisht mendoj që përplasja brenda shoqërisë tonë, sado që doket që është teknike politike, është kulturore. Zgjedhjet, si institucion nuk janë zgjidhja e qëlluar për me zgjidh një problem kulturore. Ai problem s’o ka shkon, as nuk po tejkalohet as zvogëlohet. Është problem brenda një shoqërie e cila e ka bindjen se mirëqenia në shoqëri, kushdo që e ka një lloj mirëqenie, e ka të vjedhun. Pra është krijuar kjo logjikë. Mirëpo logjika e shoqërisë tonë ka funksionuar kësisoj sidomos gjatë periudhës së pasluftës. Kjo logjikë që dikush jeton mirë, jeton mirë prej hajnisë edhe atë duhet me ndëshkua. Një pjesë të popullit i është premuar ndryshimi i sistemit.
Qoftë ose jo, një pjesë e qësaj shoqërie, beson se sistemi jonë politikë dhe ekonomik është në gjendje me u ndryshuar. Kësisoj i është premtuar. Ajo pjesë e shoqërisë nuk heq dorë prej bindjes se asnjë parti politike, e asnjë qeveri në Kosovë e ballkan, nuk është në gjendje me ndryshuar sistetimin politik qaq sa munet macen prej përsheshi me larguar. Mirëpo një sen është realiteti, dhe një sen është premtimet dhe deluzionet. Që moti kjo shoqëri është helmuar me idenë që sistemi politik dhe ekonomik mundet me u ndryshuar, veç qenka çështje e vullnetit dhe ne e bëjmë një sistem tjetër ku njerëzit jetojnë të barabartë’’, ka thënë ai mes tjerash.



