Grabitje e armatosur në një market në Lipjan

Grabitje e armatosur në një market në Lipjan

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkuren rreth orës 19:25 në një market në fshatin Kraishtë të Lipjanit.

Dy persona të maskuar e të armatosur, kanë arritur ta marrin arkën me para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimin e rastit që po cilësohet si “Grabitje dhe armëmbajtje pa leje”.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim./Periskopi

Shpërndaje në: