Granit Xhaka: Ai është legjendë (Video)

Granit Xhaka: Ai është legjendë (Video)

Granit Xhaka ka lavdëruar Petr Cech i cili ka arritur që ta mbajë për të 200-tën herë portën të paprekur në Premier League

Arsenali mposhti Watfordin me rezultat 3:0, ndërsa në këtë ndeshje portieri çek arriti një rekord

Petr Cech priti një penallti në ndeshjen e fundjavës ndaj Watfordit dhe kështu mbajti portën të paprekur në 200 ndeshje të Premier League, transmeton Periskopi.

Futbollisti shqiptar që luan për kombëtaren e Zvicrës ka përgëzuar bashkëlojtarin e tij me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“200 porta të paprekura… ja pse je një legjendë,” shkruan Xhaka në Facebook. /Periskopi.

https://www.youtube.com/watch?v=ombleTO-3cM

Shpërndaje në: