Granit Xhaka largohet nga Arsenali? (Foto)
Granit Xhaka mund të largohet këtë verë nga Arsenali
Arsenali planifikon që ta sjellë në skuadër Steven N’Zonzin dhe në formacionin startues të Unai Emery nuk pritet që të ketë vend për yllin e Përfaqëseuses së Zvicres, transmeton Periskopi.
Klubi italian Roma është i interesuar për shërbimet e Xhakës, i cili tregoi paraqitje të mira në Kupën e Botës, madje shënoi edhe një gol spektakular në fitoren 2-1 të Zvicres ndaj Serbisë.
Kujtojmë që Xhaka kishte nënshkruar kontratë të re me Arsenalin para disa muajve, ndërsa sot ai po lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenali. /Periskopi/



