Granit Xhaka provokon tifozët e Tottenham, vërshohet nga sharjet në komente
Arsenali sot fitoi derbin e Londrës Veriore ndaj Tottenham, me një ndeshje e cila ishte padyshim një nga më të bukurat të këtij sezoni.
‘Topçinjët’ ishin në disavantazh prej një goli pas pjesës së parë, megjithatë në të dytën ata u rikthyen për ta fituar ndeshjen 4 me 2, përcjell Periskopi.
E njëri nga më meritorët për këtë fitore të madhe është padyshim edhe mesfushori Granit Xhaka.
Ky i fundit ka bërë edhe një postim tejet provokuese për tifozët e Tottenham në Facebook.
Xhaka ka postuar një foto me dorën në vesh dhe duke shkruajtur: ”Londra Veriore është…”, duke aluduar se kjo pjesë e kryeqytetit anglez i takon Arsenalit.
Më pas, komentet negative vërshuan në profilin e ‘Shqiponjës së Penduar’. /Periskopi/



